Ndryshe nga Shqipëria, qytetarët në Turqi po paraqiten për votim me barela, ambulanca e bombola oksigjeni
Ndryshe nga Shqipëria ku pjesëmarrja në zgjedhjet lokale deri më tani është e ulët, pjesëmarrja në zgjedhjet që po mbahen në Turqi ditën e sotme duket se është e madhe.
Mediat raportojnë se nga mëngjesi i së dielës qytetarët që kanë të drejtë vote për të vendosur mes presidentit aktual Recep Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu vijojnë të paraqiten me mijëra e mijëra në radhë.
Analistët në vend argumentojnë se pjesëmarrja në zgjedhjet e këtij viti mund të tejkalojë shifrat e zgjedhjeve të shkuara kur dalja në zgjedhje ishte 86%.