FOTO/ Nebijaj dhe Doda dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit në KQZ. Në cilin grup do jenë në PD?

Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, si procedurë për marrjen e mandatit të deputetit në rradhët e Partisë Demokratike. Moderatorja e njohur merr mandatin që la Grida Duma, kurse Doda atë të Alfred Rushajt, i cili e dorëzoi mandatin në heshtje të plotë.

“Në përgjigje të interesit tuaj, ju informojmë se z.Petrit Doda dhe zj.Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në KQZ. Formularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të KQZ”,-thuhet në njoftimin e bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Tashmë pritet verifikimi nga ana e KQZ-së, dhe në seancën e ardhshme plenare, do ti shohim si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo që do të shihet me interes, është se në cilin grup do të jenë, në të Alibeajt, apo të Berishës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?