FOTO/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, kuqezinjtë shans të artë me Laçin

Shqipëria dhe Çekia po përballen mbrëmjen e sotme në “Air Albania” për ndeshjen e vlefshme për grupin B1 në Ligën e Kombeve. Çekia është e para e grupit B1 me 8 pikë. Ajo ndiqet nga Gjeorgjia dhe Shqipëria me nga 7 pikë, ndërsa grupin e mbyll Ukraina me 5 pikë.

KOMENTI LIVE:

45’- Mundësia më e mirë për shënim te Shqipëria. Ivan Balliu kroson nga e djathta në zonë, aty ku Laçi provon me kokë, por e ndal portieri Kovar.

42’– Qazim Laçi provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por tentativa është e gabuar dhe shkon jashtë, pa probleme për miqtë.

39’– Çekët e kanë të vështirë të dalin përpara. Shqipëria është e vendosur mirë në mesfushë.

16’- Çfarë rasti për Shqipërinë! Bajrami kalon një kundërshtar nga e majta dhe futet në zonë, por gabon në momentin e fundit. Futbollisti kuqezi nuk arrin të pasojë në zonë.

35’– Aksioni i rrjedhshëm i Shqipërisë. Mitaj pason për Bajramin në hyrje të zonës, i cili provon me një gjuajtje të fortë, por nuk ka koordinatat e duhura dhe shkon jashtë.

29’– Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Jasir Asani dëmtohet dhe nuk e vazhdon dot lojën, vendin e tij e merr Taulant Seferi.

24’- Panik në portën e Shqipërisë, Strakosha ndal në dy kohë një top që po i drejtohej portës.

21’- Mitaj i vendosur mirë në zonë, largon një moment të rrezikshëm të çekëve, duke spastruar gjithçka.

14’– Kartoni i parë i verdhë. Soucek ndëshkohet, pas një goditje në fytyrë ndaj Tucit.

13’– Tranversa shpëton sërish Shqipërinë. Gjuajtja e Cerv nga jashtë zone, ndalet te trau i portës, pas devijimit të Strakoshës.

12’- Shpëton me fat Shqipëria. Një goditje me kokë nga mbrojtësi Jemelka, ndalet nga tranversa.

8’- Çekët marrin momentalisht kontrollin e lojës, duke provuar të rrezikojnë, por Shqipëria është e vendosur mirë në prapavijë.

4’- Mundësi e mirë për Shqipërinë. Asani kalon një kundërshtar, por ndalet nga Holes në momentin e fundit, i cili ishte lojtari i fundit dhe e largoi topin.

Formacionet

SHQIPËRIA: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Tuci.

ÇEKIA: Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Sulc, Chery.

Tifozët Kuqezi dhurojnë show në tribuna me koreografinë. Gjatë këndimit të himnit kombëtar ata kanë hedhur një banderolë me mbishkrimin “Eagles are hungry”. Nis ceremonia, për katërt lojtarë që kanë njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dhënë nga një çmim mirënjohje të katërt futbollistëve, për kontributin e dhënë në Kombëtare.

Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula, u shfaqën të emocionuar, teksa merrnin çmimin nga presidenti Duka. Pas kësaj, lojtarët u përshëndetën me tifozët e pranishëm në stadium.

SHKARKO APP