FOTO/ Parkimi i ri nëntokësor i Beratit, Rama: Ka kapacitet për rreth 200 automjete

Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të premte ka publikuar pamje të parkimit të ri nëntokësor në qytetin e Beratit. Parkimi i ri ka një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe kapacitet për rreth 200 automjete. “Ky është Parkimi i Ri Nëntokësor në zemër të qytetit të Beratit, me një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe me një kapacitet për rreth 200 automjete, tanimë në funksion të qytetit duke ndikuar pozitivisht edhe në ofertën turistike”, shkruan kreu i qeverisë.

SHKARKO APP