FOTO/ Pashkët, Meta urim të vecantë për Kardinal Ernest Troshanin: Simbol i rezistencës ndaj idealeve kombëtare

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për Pashkë, ndërsa ka bërë një urim të vecantë për Kardinal Ernest Troshanin.

Meta shprehet se Kardinal Ernest Troshani është simbol i rezistencës ndaj idealeve më të shenjta njerëzore e kombëtare, ndërsa shton se këtë herë Pashkët kremtohen me “dyer të mbyllura”.

Pasi uron të gjithë për festën e Pashkëve, Meta thotë se Zoti ndodhet jo vetëm në Kisha, por kudo.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Postimi i presidentit Ilir Meta:

Swiss Digital Mobile Reklama

Një urim të veçantë në Ditën e Shenjtë të Pashkëve për Kardinalin tonë të dashur Ernest Simoni Troshanin, simbolin e rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare.

Me bekimin e Zotit të ketë jetë të gjatë, me plot shëndet e mbarësi!

Në këto ditë të vështira të pandemisë botërore, kur besimtarët katolikë po kremtojnë Pashkët me “dyer të mbyllura”, Kardinal Ernest Simoni Troshani me të drejtë na kujton vitet e tij të vuajtjeve dhe torturave çnjerëzore, ku edhe pse i izoluar në qelitë e burgjeve, gjente forcën, kurajon dhe shpresën tek besimi dhe dashuria për jetën dhe njerëzit!

“MOS KINI FRIKË! Lutuni dhe sigurohuni që dashuria e Zotit të përcillet për të gjithë. Thyejeni bukën dhe ndajeni atë dhe të mirat tuaja me të varfërit, sepse po i jep Jezusi. Ju kur ndihmoni të pastrehët dhe të sëmurët, keni bërë punën e Zotit. Sot pasuria më e madhe është ndarja. Besimi përbëhet nga vepra dhe mrekulli, jo vetëm nga fjalë. Zoti nuk është vetëm në kisha. Zoti është kudo, Zoti është edhe brenda qelizave tona”, – janë porositë e mençura që jep sot në Festën e Pashkës Kardinali ynë i dashur.

Faleminderit me mirënjohje për këto mesazhe kaq shpresëdhënëse që na jep të gjithëve Ernest Simoni Troshani! ???

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?