FOTO/ Pluhuri afrikan mbi Shqipëri
Fenomeni i pluhurit saharian ka prekur Shqipërinë. Tirana është mbuluar nga pluhuri afrikan duke shkaktuar njëkohësisht edhe temperatura të larta në vlerën mbi 20 gradë Celsius.
Këto grimca të pluhurit saharian kanë përqëndrim të lartë që prodhon fenomenin me të cilin sot janë përballur qytetarët e kryeqytetit. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri ditën e enjte, duke u rralluar gradualisht. Ky pluhur po shkakton edhe një situatë mbytëse sa i përket temperaturave të larta, pasi shoqërohet me masa të ngrohta ajrore.
Trashësia e kësaj reje pluhuri do të jetë më e madhe në zonën e Lezhës për shkak edhe të relievit gjeografik. Reja e madhe e pluhurit pason edhe me temperatura më të larta që zakonshme e quajmë zagushi apo situatë mbytëse me masa ajrore të ngrohta.
Fundjava do të ndryshojë totalisht kursin e motit me një anticiklon afrikan me rritje të fortë temperaturash deri në 27 gradë. Pashkët e 31 marsin do të kalojnë përmes një të diele shumë të nxehtë deri në 31 gradë.