FOTO/ Pushimet në Vlorë, Giorgia Meloni konsumon kafen e pasdites me Ramën

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni kaloi disa ditë pushimi në Vlorë bashkë me familjen e saj, kjo me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Meloni është fotografuar pasditen e sotme duke pirë kafe me kryeministrin Rama në një prej kafeve në jug të vendit. Rama dhe Meloni po shoqërohen nga një grup personash.

Vizita e Melonit në Vlorë, vjen në një moment kur mediat italiane i kanë kushtuar shumë artikuj turizmit në vendin tonë, ndërsa këtë vit shumë italianë kanë preferuar që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri Kreu i qeverisë ka bërë me dije se po arrihet shifra rreth 500 mijë italianë që kanë vizituar Shqipërinë këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?