FOTO/ Rama në Luksemburg, nis konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Në Luksemburg ka nisur konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian-“Tregu i Brendshëm”.
Kryeministri Edi Rama kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës. Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.
Në përfundim të punimeve të konferencës, Rama, ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosłaë Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.