FOTO/ Rama: Ura e Kurçajt në Fushë Krujë, një destinacion turistik që s’duhet humbur

Ura e Kurçajt është promovuar këtë herë nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Rama e quan një destinacion turistik që s’duhet humbur. “Ura e Kurçajt në Fushë Krujë, ky thesar i trashëgimisë kulturore mes një peizazhi të mrekullueshëm, i ndërtuar shekuj më parë, tashmë e rilindur, është një destinacion turistik që s’duhet humbur”, shkruan Rama.

Ura e Kurçajt në Fushë Krujë, Monument Kulture i kategorisë I, i është nënshtruar restaurimit, nga programi EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Kulturës.

Po ashtu ura e Kurçajt ndodhet pranë fshatit Kurçaj, në lindje të Krujës. Ura e ndërtuar në shek. XVIII ngrihet mbi lumin e Zezës. Ajo shërbente për të lidhur Krujën me Fushën e Tiranës. Ura është e ndërtuar me një qemer të madh dhe dy dritare shkarkuese anësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?