FOTO/ Rikonstruktohet shkolla “Olsi Lasko”, zv/kryeministrja Balluku: Kushte dinjitoze për 775 nxënës
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, ka inspektuar shkollën “Olsi Lasko” në Durrës. Nga kjo shkollë e rikonstruktuar përfitojnë 775 nxënës, 35 mësues, në një komunitet prej 65 mijë banorësh.
“Kjo është një shkollë që ju sot do t’i merrni të gjitha frytet e kësaj infrastrukture për t’i bashkuar me mundin tuja dhe me sakrificat, por nga ana tjetër do t’i shërbejë dhe të gjithë brezave të tjerë pasi i ka të gjitha kapacitetet moderne edhe për ekspansione të tjera”,-tha Balluku. Po ashtu zv/kryeministrja theksoi faktin që qeveria po investon prej vitesh në sektorin e arsimit.
“Qeveria shqiptare ka vite që investon fuqishëm në arsim përsa i përket infrastrukturës dhe në sport sigurisht, përsa i përket vendosjes së dinjitetit të mësuesve në vend, duke rritur pagat e tyre, duke krijuar transparencë dhe konkurrencë të njejtë përmes portaleve dhe jo emërimi i mësuesve që nuk arrinin të bënin detyrën e tyre”,-tha më tej.