FOTO/ SHBA trajnon policitë e Shqipërisë dhe Kosovës. Për ruajtjen e sigurinë kufitare dhe anti-te**orizmi

Programi i Ambasadës së SHBA-së për kontrollin e eksporteve dhe sigurisë kufitare, mundësoi një trajnim të ofruar nga Njësia Taktike e Patrullës Kufitare të Operacioneve Speciale të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA (BORTAC) për policinë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës javën e kaluar në Korçë.

Njësitë e mirëtrajnuara të BORTAC ndihmojnë partnerët ndërkombëtarë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të ruajtur sigurinë kufitare, përfshirë anti-terrorizmin, zbulimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, rregullimin e imigracionit dhe ndalimin e trafikut të drogës, bëri të ditur sot ambasada e SHBA në Tiranë.

Ekipe të përbashkëta u angazhuan në patrullime kufitare dhe kryen spastrime përgjatë kufirit të gjelbër, duke u ofruar oficerëve shqiptarë dhe kosovarë përvojë të drejtpërdrejta në teknikat e përparuara të gjurmimit në terren.

SHKARKO APP