FOTO/ Spitali ditor në QSUT, Rama: Sikur të shpiknit edhe një vaksinë për virusin e mospërfilljes ndaj pacientit
Kryeministri Edi Rama vizitoi Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u hap spitali ditor brenda kësaj qendre. Kjo do të jetë e para strukturë e këtij lloji në Shqipëri në një sipërfaqe prej 3500 metër katror, që do të ofrojnë shërbimin shëndetësor për 65 mijë pacientë me sëmundje kronike, por edhe të tjerë që do të kenë nevojë për terapi dhe një monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.
Rama përgëzoi mjekët për punën e tyre. ”Nëse do të na shpikni ndonjë vakinë për virusin e mospërfilljes së pacientëve, do të ishte edhe më mirë. Sepse unë që e njoh sistemin e di shumë mirë që pjesa dërrmuese e mjekëve janë super por mjaftojnë pak individë që janë të pavaksinuar me normat e edukatës dhe etikës në punë për të shkatërruar imazhin e të gjithëve edhe hedhur poshtë punën e përbashkët që po bëjmë”, tha kryeministri.
”Ju them të gjithëve që shkoni në spitalin qendror, se aty jeni jashtë shtetit. Ata që s’e besojnë thonë “propagandë e Rilindjes”. Çfarë të them unë?!”. Teksa shoqëronte Ramën, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se objektivi i QSUT-së është që aty të bëhet transplanti i veshkave, pasi janë mbi 200 pacientë që kanë nevojë për këtë operacion.