Fotografi shkodran i botës së egër, Jetmir Troshani është vlerësuar me Çmimin e Parë

Nga Benet Beci-

Fotografi shkodran i botës së egër, Jetmir Troshani, është vlerësuar me Çmimin e Parë dhe ka marrë Njohjen e Artë të Nderit në kategorinë Fotografia e Natyrës dhe Kafshëve të Egra nga Fondo Internazionale per la Fotografia (FIOF) Awards 2024. Fotografia e tij që shfaq “Elegant Dance of Common Buzzards” është vlerësuar maksimalisht në eventin “Orvieto Fotografia 2024”  mbajtur në Itali nga 15-17 mars 2024.

Jetmiri prej vitesh po kontribuon në fotografimin e kafshëve e shpendëve kudo në botë, por veçanërisht të Liqenit të Shkodrës. Veprat e tij artistike jo vetëm dokumentojnë pasurinë e faunës sonë, por edhe po ndikojnë drejtpërdrejt në promovimin e kësaj pasurie të jashtëzakonshme që ka Shkodra, ndaj jemi përzemërsisht falënderues!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë urime Jetmir Troshani!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?