Fotografojnë votën në Kosovë, por arrestohen
Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për fotografim të votës.
Katër persona të arrestuar janë nga rajoni i Prizrenit ndërsa një në rajonin e Mitrovicës së Veriut, njoftojnë mediat në Prishtinë.
Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i cili si paralelizëm me sjelljen e autoriteteve në Kosovë, rikujton atë çfarë ka ndodhur në Dibër, “dosjen 184”.
“Shihni sa larg jemi. Nuk është Suedia apo Danimarka por Kosova. Arrestohen ata që fotografojnë votën. Në Shqipëri mund të bësh film të tërë në qendrën e votimit, “çunat” të presin tek dera për të “mbajtur” rradhen e parë votën, Uliksi ndan lekë ca metra më tutje, Ymeri i raporton Bablokut, Damiani bërtet tërmet tërmet e paske bërë”, shkruan Spaho në reagimin e tij
KOHA JONË SONDAZH

