Fotoja e Ramës me Obamën: Del emri i biznesmenit që dha paratë

Një tjetër amerikan e ka pranuar fajin pasi ka bërë donacione të paligjshme për fushatën e presidentit amerikan, Barack Obama.

Bëhet fjalë për çështjen e fotos së famshme mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Biznesmeni William Argeros, 57 vjeç, ka pranuar se ka bërë një donacion me fonde të paligjshme të huaja në fushatën e Obamës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka pranuar se ka bërë deklarata false përpara gjykatës, çka e rëndon akoma më shumë pozitën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Politico, Argeros i ka dhënë 75.800 dollarë Fondit për Fitoren e Obamës.

Përpara gjykatës, ai tha se ka bashkëpunuar me shoferin e limuzinës nga Nju Xhersi, Bilal Shehu, për të marrë 80 mijë dollarë nga një burim i huaj, të cilat i ka depozituar në Fondin për Fitoren e Obamës.

Sipas Politico, fondet janë përdorur që politikani shqiptar, Edi Rama të jetë i pranishëm në një mbledhje fondesh nga Obama.

“Rama e përdori më vonë një foto me Obamën për të sugjeruar se Obama e ka mbështetur Ramën në rrugën drejt postit të kryeministrit, të cilin e fitoi më vonë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013”, shkruan Politico.

Misteri shtohet pasi biznesmeni Argeros ka dhuruar edhe 100 mijë dollarë në fondin e Obamës, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij në vitin 2012.

Argeros njihet si biznesmen me investime në Betlehem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?