Fotot dhe video pikante nga takimi i Durrësit
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvilluan sot takimin informal në vilat qeveritare në Durrës, me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”. Në takim ishte i pranishëm edhe Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.
Kryeministri Edi Rama i priti të ftuarit në vilën qeveritare të Durrësit.
Ndërkohë që në forum u vu re mungesa e kryeministrave të Serbisë, Maqedonisë dhe Rumanisë. Në fokus të forumit ishte jetë rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017. Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor diskutuan mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit.
Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset, ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/459322127898478/