Rama kthehet urgjent nga Elbasani, ndërhyn gjatë konferencës së Bashës
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1510634022321107/
Tryezës së partive parlamentare të thirrur në Kuvendin e Shqipërisë nga PR-a dhe PAA i është bashkuar dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i PS-së.
Bashkimi i Ramës në tryezën e partive parlamentare ka qenë vërtetë një surprizë, pasi nuk e kishte lajmëruar më herët pjesëmarrjen e tij.
Por ndërkohë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha po fliste para gazetarëve nga selia e Kuvendit, Rama kalon mbrapa tij dhe duke e “provokuar” ndalet dhe therret kreun e opozites per t’u futur brenda.
Ftesa per kete takim u bë nga dy partitë aleate të Partisë Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane bëjnë një tjetër tentativë për arritjen e konsensusit mes palëve.
Duka dhe Mediu u janë drejtuar me një ftesë partive parlamentare për një takim në orën 20:00 të mbrëmjes tek Kryesia e Kuvendit.
“Ftojmë krerët e partive parlamentare në orën 20:00 tek Kryesia. SHBA ka ofruar propozimet dhe mbështetjen e saj për zgjidhjen e krizës. Ju ftojmë të arrijmë një marrëveshje për një proces zgjedhor të lire”.
Pas ftesës së dy partive, disa nga krerët politikë kanë konfirmuar pjesemarrjen. Takimit i janë përgjigjur Lulzim Basha, Petrit Vasili, Shpëtim Idrizi, Ben Blushi, Dashamir Shehu, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.