Franca dërgon delegacion në Shkup për negociatat: Presim të realizoni reformat

Pas bllokimit të procesit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zyrtarë francezë kanë mbërritur këto ditë në Shkup. Zëvendës kryetarja e Senatit Francez, Helene Konvej Mouret ka zhvlluar sot takime me përfaqësues të partive politike dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendës kryetarja e Senatit Francez nuk ka folur për mediat, por ambasadori i Francës në Shkup ka theksuar se reformat mbeten kriteret kryesore për negociatat. “Mbetet tek partitë më të mëdha politike të merren vesh për mënyrën e zgjedhjeve po ashtu të merren vesh për luftën kundër korrupsionit, gjyqësor i cili me sukses do të ballafaqohet me korrupsionin. E di që kjo rrugë është e gjatë por ne jemi në anën tuaj që t’u ndihmojmë për këtë. E dini që ekziston procesi i revizionit të BE-së dhe nëse jepen pika pozitive deri në muajin maj edhe nga ana juaj edhe nga ana jonë, mendoj se do të arrijmë të marrim lajme të mira”,- deklaroi Kristijan Timonie, Ambasador i Francës në Shkup.

Qëndrimin e tillë ambasadori Timonie e shprehu në prezencë të zëvendës kryetares së Senatit francez, Helene Konvej Mouret, e cila ndodhet për vizitë në Maqedoni. Senatorja franceze, takoi në Kuvend, përfaqësuesit e disa Komisioneve. Hari Llokvenec, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, tha se pas në takim me senatoren Mouret  është konstatuar që alternativë e vetme e vendit është integrimi në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Senatorja franceze deklaroi se ata nuk do të dëshironin të kenë vende kandidate të cilat shumë gjatë do të negocionin për anëtarësim, siç e bënë tani Turqia. Duan të jenë më të sinqerta me vendet e tanishme kandidate dhe ta ofrojnë atë që për ata realisht do të jetë e pranueshme, ndërsa për ne e realizueshme”,- tha pas takimit me delegacionin francez, Antonio Milloshovski, përfaqësues i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?