Franca nuk ndryshon qëndrim: Është shumë herët për të nisur bisedimet me Shqipërinë
Franca nuk ndryshon qëndrim për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit”,- tha të martën një burim zyrtar pranë presidencës franceze.
“Franca dëshironte t’u dërgonte një sinjal “pozitiv” vendeve të Ballkanit në perspektivën e tyre afatgjatë për t’u bashkuar me bllokun evropian”,- vijoi më tej zyrtari i lartë i presidencës.
Franca nuk e ndryshoi linjën e saj të ashpër kundër bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të martën, duke argumentuar se nuk mund të aprovojë negociatat derisa BE të reformojë zgjerimin dhe pranimin e pafund të anëtarëve të rinj.