FRESH, ironi me zgjedhjet e fundit në forumet drejtuese të PD-së
Drejtuesit e FRESH kanë ironizuar të zgjedhjet në forumet rinore të Partisë Demokratike, me anë të një statusi në Facebook.
“Fushata Elektorale e Zgjedhjeve FRESSH 2012 – 6 vetë ishin në garë, 30 vetë pjesë e stafeve me secilin kandidat, 2200 delegatë dhe i gjithë FRESSH,” – thuhej në status.
Më e rëndësishme se kaq: Asnjë kandidat nuk u dorëhoq, të gjithë fituam. Ja pra kështu, modele fituese,’ – thuhej në statusin e Besart Mataj një nga kandidatë.
Drejtuesit e FRESH kanë shpërndarë së bashku në rrjete sociale edhe statusin dhe ata janë: Gresa Golemi, Elvis Llambro, Joleza Koka, Arlind Gjoca, Artur Micko dhe Orlend Kote.
Sakaq, ky status duket se ka dashur të ironizojë zgjedhjet për forumet drejtuese të Partisë Demokratike.
Dy ditë më parë Greta Koçi u tërhoq nga kjo garë, por edhe dy kandidatë të tjerë kanë vendosur të tërhiqen.
Bëhet fjalë për Lisandër Hoxha dhe Enri Ceno.
Nuk dihen arsyet e tërheqjes, por nga PD thonë se kjo ka ndodhur për shkak të rezultateve të tyre të dobëta.
Nga 6 kandidatë që e nisën këtë garë, tashmë në lojë kanë mbetur vetëm 3 kandidatë, Ervin Salianji, Belind Këlliçi dhe Oriela Nebijaj.
KOHA JONË SONDAZH

