Frika e Rilindjes nga manifestimi me lulet e mimozave dhe flamujt kuq e zi
Sot më 2 mars, ora 17.00, presidenti Meta ka thirrur popullin në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër sektit rilindas që jo vetëm ka pushtuar krejt institucionet e shtetit, por edhe që ka zaptuar partinë historike shqiptare, PS-në, duke shkatërruar të ardhmen e shqiptarëve.
Sot i gjithë populli marshon drejt Bulevardit, ku përballë presidencës, do flasë Presidenti dhe disa figura të shquara të kombit, shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, por edhe të ardhur nga jashtë kufirit shtetëror.
Sot njerëzit do vijnë me lulet e mimozës ndër duar e me flamuj kuq e zi.
Sot Shqipëria ndodhet e gjitha para presidencës. Edhe ata që kanë frikë nga ky manifestim, Rilindasit do jenë me frikë në zemër të strukur pas forcave të Gardës.
Ndaj kanë nxjerrë policinë kudo. Urdhri nga kryerilindasi është lëshuar që në pikë të mëngjesit, për të kontrolluar çdo njeri.
Frikë e madhe në qeveri!
Ndërkohë lulet e mimozës janë këputur dhe po udhëtojnë ndër duar shqiptarësh të cilët duan një Shqipëri më të mirë.
Dhjetëra e dhjetëra mijë shqiptarë janë nisur drejt Tiranës për në orën 17:00. Ndërsa Tirana dhe Kamza do jenë si lumë revolte drejt presidencës.
“O sot o kurrë!”- shtrohet thirrja edhe për opozitën.