Frika nga përplasja në protestë, deputetët e PS hyjnë në Kuvend një orë përpara nisjes së seancës plenare

Në orën 17:00 do të nis protesta e thirrur nga Sali Berisha, dhe duke parë protestën e së shtunës e cila ishte në përmasa të frikshme të pjesëmarrjes së popullit, deputetët e PS-së po hyjnë në ambientet e Kuvendit.

Edhe pse duhet edhe një orë nga nisja e seancës plenare, deputetët ndoshta nga frika e një përplasje me turmën, kanë zgjedhur që të hyjnë një orë para nisjes së seancës plenare.

Ishte një sms që kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla u drëgoi deputetëve që të jenë në sallë 1 orë para nisjes së seancës plenare.

SHKARKO APP