FRPD ka kritika për Bashën: Çelja e garës nga PD në shkelje të statutit

Riorganizim dhe zgjedhje për Forumin Rinor të PD-së thotë Lulzim Basha, i cili po ashtu udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin.

Sonte kryesia e FRPDSH-së do të zhvillojë një mbledhje kryesie dhe më pas do të ketë një prononcim për shtyp. FRPDSH sqaron se është organizatë partnere e Partisë Demokratike Shqiptare, ka forumet e veta dhe statutin e vet dhe çelja e garës nga PD është në shkelje të statutit.

Një njoftim i zyrës së shtypit theksoi se “mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën”. Njoftimi i PD-së kujdeset të nënvizojë se kryetarit aktual, Belind Këlliçit, i cili është po ashtu deputet në Kuvend i ka mbaruar mandati në vitin 2019.

SHKARKO APP