KLP dhe KLGJ në pikëpyetje si strukturë/Rama: Të gjitha kabinat e kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti
Edi Rama ka postuar përsëri skandalin e Thethit, ku prokuroria mban anën e shkelësve të Ligjit. Ja reagimi i kryeministrit Rama: “Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
POR NA DOLI PROKURORIA E SHKODRËS me deklaratë duke mbajtur anën e Gjelit, me teorinë që ato ngrehina qenkeshin pa themele e ai liqen betoni në livadh qenkej i pafajshëm, kështu që Policia e Shtetit e paska pasur gabim që ka kërkuar ndjekje penale për autorin e asaj masakre.
Deklarata e Prokurorisë Shkodër meriton një vëmendje të veçantë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sepse e zgjeron skandalin “Gjeli” duke hedhur hije mbi aftësinë e asaj prokurorie për të arsyetuar logjikisht, e jo më pastaj për të vepruar ligjërisht”.
Nisur nga kjo që ka ndodhur në Prokurorinë e Shkodrës, burime jo zyrtare nga mazhoranca, thanë se në parlamentin e ri do të fillojë debati për ta ndryshuar KLP dhe KLGJ.
Edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur e ngritur zërin e tij kurajoz për ndryshime në funksionimin e sistemit të drejtësisë aktuale.
KOHA JONË SONDAZH

