FSHF njofton se ka akoma bileta të pashitura për ndeshjen me Francën

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar tifozët se ende ka bileta të lira për dy ndeshjet e mbetura në Euro 2016, atë kundër Francës dhe Rumanisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar tifozët e Kombëtares se ende ka bileta në treg për ndeshjen kundër Francës dhe Rumanisë në Euro 2016.

Njoftimi i FSHF:

FSHF, do të krijojë mundësinë e pajisjes me bileta për të gjithë ata tifozë dhe dashamirës të kombëtares që nuk janë pajisur ende me një të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju bëjmë gjithashtu me dije se behet fjale per sasi te vogla dhe per arsye organizative, këshillohen te gjithë te interesuarit te kontaktojnë sa me shpejt ne kontaktet me lart per te patur mundësinë e organizimit te te gjitha detajeve përfshire mundësitë e pagesës, tërheqjen e biletës, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithë tifozët e interesuar te jene te pranishëm ne eventet e ardhshme te Kombëtares ne Euro 2016, te kontaktojnë ne adresat e mëposhtme te email-it: [email protected]; [email protected]; [email protected] ose në numrat e tel: +33 787753285 dhe +355665001301 Eventet e rradhes te Kombetares sone ne euro2016 jane ndeshjet e Grupit A, respektivisht France – Shqiperi, e cila do te luhet ne date 15 Qershor, ora 21.00 ne Stadiumin Vélodrome ne Marseje dhe ndeshja Rumani – Shqiperi, e cila do te luhet ne date 19 Qershor, ora 21,00, ne Stadiumin e Lion-it.

 

Armando Duka mesazh emocionues për lojtarët e Kombëtares

13316977_1002617839848780_9015307937012758733_o

Menjëherë pas humbjes 1-0 ndaj Zvicrës, kreu i FSHF-së Armando Duka ka motivuar skuadrën dhe lojtarët kuqezinj të cilët do të përballen të mërkurën kundër Francës.

Armando Duka, ka larguar presionin ndaj lojtarëve para ndeshjes me Francën, duke iu thënë se duhet ta shijojnë çdo minutë në Euro 2016, bën të ditur gazetari i Supersport, Dritan Shakohoxha.

Ky është Grupi më i mirë gjatë gjithë këtyre viteve sa kam qenë president i FSHF’së. Luani dhe shijoni çdo çast të këtyre ditëve në Euro 2016 për t’i mbajtur mend shumë gjatë. Luani pa presion, tifozët janë krenarë për atë që keni arritur, shijoni Evropianin, jepni gjithçka në fushë”, mesazhi i Dukës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?