Ftesë çdo demokrati, Sali Berisha: Rikthimi tek vota e lirë dhe njohja e kontributeve

Ish-kryeministri Sali Berisha në reagimin e parë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar, thotë se është kohë që demokratët të rikthehen tek vota e lirë dhe njohja e kontributeve.

“Bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD! Të dashur miq, rikthimi tek vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithësecilit është rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë, të punojmë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rrofte Partia Demokratike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?