Fundjava sërish në shtetrrethim, Rama: Të shtunën dhe të dielën dalin vetëm pensionistët dhe prindërit me fëmijë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për masat shtrënguese gjatë fundjavës.

Në një status në Facebook, Rama njofton se të shtunën dhe të dielën do të dalin vetëm pensionistët dhe prindërit më fëmijë, për të cilët do të këtë fasha orari të veçantë.

Sipas Ramës, të moshuarve u lejohet të dalin të shtunën dhe të dielën, deri në orën 10:00 të paradites, ndërsa prindërve, duke nisur nga ora 11:00, deri në 17:30.

MESAZHI I RAMËS
? TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PENSIONISTËT DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 10.00?

TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI BRENDA KËSAJ FASHE ORARE?

? TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PRINDËRIT ME FËMIJËT DERI NË 14 VJEÇ DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT NGA ORA 11.00 DERI NË ORËN 17.30?

? TË SHTUNËN 2 MAJ DO TË QËNDROJNË HAPUR VETËM USHQIMORET DHE FARMACITË DERI NË ORËN 17.30?

TË DIELËN TË GJITHË MBYLLUR?

? GJATË TË SHTUNËS 2 MAJ DHE TË DIELËS 3 MAJ DO TË NDALOHET KATEGORIKISHT QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE⛔️

? KUJDES! NGA SJELLJA E DUHUR NË DISTANCIMIN SOCIAL DHE ZBATIMI I RREGULLIT BAZË TË MOSGRUMBULLIMIT JASHTË QELIZËS FAMILJARE GJATË FASHËS ORARE TË LËVIZJES KËTË FUNDJAVË, VARET ECURIA E MËTEJSHME POZITIVE E KËSAJ LUFTE DERI KËTU TË ZHVILLUAR SHKËLQYESHËM, PO EDHE VENDIMMARRJA JONË PËR MË TEJ?

SHKARKO APP