Fundjavat, te Marubi në Shkodër!

“Ekpozita “Eveningside. Gregory Crewdson”, pas një sërë suksesesh në Itali, Francë dhe Finlandë, e kuruar nga Jean-Charles Vergne sjell në Shkodër tre seri ikonike të realizuara midis 2012 dhe 2022, duke ofruar një pasqyrë të thellë të një dekade krijimtarie.
Me një qasje që përqafon si aspektin intim ashtu edhe atë politik, Crewdson konfirmohet si një nga zërat më të rëndësishëm të fotografisë bashkëkohore.
📍 Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
🗓 E hapur deri më 16 Mars 2025
Mos e humb këtë mundësi unike për të përjetuar magjinë e narrativës vizuale të Gregory Crewdson!”, shkruan ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.

 

SHKARKO APP