Fusha e Kukësit shtrohet me tapet, Rama publikon pamjet
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me një video nga punimet në stadiumin e ri të qytetit të Kukësit.
Në video shihet se stadiumi i ri është drejt përfundimit dhe punëtorët që po shtrojnë tapetin e gjelbër të fushës, ku shumë shpejt pritet të luhen dhe ndeshjet e para.
“Me qilimin e blertë të Stadiumit të Kukësit që përmbyll edhe këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit kuksian, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Edi Rama në Facebook.