Fushata dhe zgjedhjet/Gjekmarkaj: Tek PS gjithçka rreth Ramës. Kurse në kampin opozitar…

Zgjedhet e 2021 po afrojnë dhe partitë e mëdha po punojnë për fushatën. Analisti Agron Gjekmarkaj, thotë se Partia Socialiste ka qasje konservatore dhe aty gjithçka lëviz rreth Ramës. Sipas tij, deri më tani partia qeverisëse s’ka një parrullë të re elektorale dhe e ka të vështirë ta gjejë.

Nga ana tjetër, ai nënvizon se Rama dhe PS-ja tashmë ushtrojnë presion mbi administratën dhe biznesmenët që kanë përfituar ndër vite nga pushteti për të forcuar elektoratin

Për kampin e djathtë, analisti thotë se ka një lëvizje në kampin opozitar teksa vlerëson Komisionin e Vlerësimit. Sipas tij, lëvizjet e fundit në Partinë Demokratike i trazojnë ujërat brenda saj dhe krijojnë energji të re.

”Ftesa e Metës hyn te dekori i xhentilesës politike. Sa i përket mënyrës si ndërhyn në fushatë, shoh një qasje konservatore të PS, gjithçka rreth Ramës. S’ka parrullë të re elektorate. E ka të vështirë të gjejë. Por duket sikur luhet për jetë a vdekje. Ka presion mbi administratën, biznesmenët që kanë përfituar. Le të themi që po luan mbi gjërat e njohura. Nëse oferta është për kredibilitetin e Ramës, do jetë e vështirë. Tek opozita ka risi. Komisioni i vlerësimit ka një autoritet publik. Ka një lëvizje. Do e quaja ushtrim demokracie tek PD. I trazon mjaft ujërat, krijon energji. Është mjaft shpejt se ka kohë për fabulën”,-tha në ”News 24”

SHKARKO APP