Fushata e PD. Reagon PS: Basha nuk tha gjë të re për Dibrën

Partia Socialiste reagoi sot për deklaratat dhe takimin elektoral të kreut të PD-së, Lulzim Basha në prezantimin e kandidatit Sherefedin Shehu në Dibër. Sipas PS-së, Basha nuk u tha asgjë të re dibranëve.

Selia rozë shprehet se qytetarët e Dibrës do të dinë të zgjedhin mes kandidatit të PS dhe atij të PD.

Deklarata e Partisë Socialiste:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot komuniteti dibran pati mundësinë të bënte dallimin mes takimit dinjitoz të koalicionit qeverisës për prezantimin e Muharrem Ramës dhe mitingut me ulërima të Partisë Demokratike për prezantimin e Sherefedin Shehut. Në të njëjtën sallë, shumica qeverisëse foli për çka është bërë dhe do të bëhet për Dibrën duke nxjerrë në pah vlerat e një qytetari të nderuar si Muharrem Rama; ndërsa Partia Demokratike shau, shpifi, iku pasi ngriti në qiell një kandidat të ardhur me telekomandë nga Shqupi në Dibër, pasi ka vënë në zotërim gjatë jetës së tij në Tiranë plot 5 apartamente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lulëzim Basha ulëriti gjatë për të gjitha të zezat, duke shprehur bindjen se dibranët nuk janë budallenj që të gënjehen me llafe, dhe natyrshëm lind pyetja: Ku mendon Lulëzim Basha se do t’i gjejë aq shumë dibranë jobudallenj që gënjehen nga llafet e tij?! Ku do t’i gjejë Lulëzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se Partia Demokratike e la gati Rrugën e Arbërit?! Ku do t’i gjejë Lulëzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se varfërinë, papunësinë, rrënimin shumëvjeçar në Dibër e solli Edi Rama për tre vjet?! Po aq shumë dibranë që të besojnë se plagët e vjetra të Dibrës do t’i shërojë Partia Demokratike me Sherefedinin, ku do t’i gjejë Lulëzim Basha?!

Sidoqoftë Partia Socialiste e falenderon sot Partinë Demokratike për takimin e zhvilluar në të njëjtën sallë, sepse kështu dibranët mund ta bëjnë më lehtë dallimin. Ashtu sikundër Partia Socialiste e falenderon edhe Lulëzim Bashën që duke përsëritur fjalimin që ka tre vjet që mban, u dha mundësi dibranëve të kuptojnë se ai nuk ka asgjë të re për Dibrën!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?