Futbolli afron më shumë zviceranët dhe shqiptarët
Mbi 250 qytetarë zviceranë dhe shqiptarë u mblodhën për të parë ndeshjen e finaleve europiane tek Rezidencën zvicerane në Tiranë.
Futbolli dhe miqësia midis dy kombeve u festua në rezidencën zvicerane ku Ambasada organizoi shfaqjen në ekran të ndeshjes Shqipëri-Zvicër. Atmosfera emociounuese dhe festive mbizotëroi pavarësisht rezultatit. Ambasada e Zvicrës organizoi një shfaqje në ekran të ndeshjes së futbollit Shqiëpri-Zvicër në finalet europiane Francë 2016.
Mbi 250 të ftuar mbushën oborrin e Rezidencës zvicerane dhe brohoritën për skuadrat respektive. Midis figurave publike të pranishme ishin Presidenti Nishani, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, dhe Ambasadori Gjerman Hellmut Hoffman. Në fjalimin mirëseardhës Ambasadori zviceran Christoph Graf tha: “Futbolli i afron popujt dhe njerëzit më shumë. Kjo ndeshje është historike sepse për herë të parë dy vëllëzer luajnë kundër njëri-tjetrit, dhe sepse është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një kam-pionat të nivelit të lartë”.
Përmes një ekrani LED 15 metra katror të ftuarit ndoqën ndeshjen e shumëpritur. Motoja e aktivitetit isht ‘Le të brohorasim për të dy ekipet tona kombëtare’ për të simbolizuar që një përballje futbollistike mbetet një ngjarje miqësore në kontekstin e marrëdhënieve zvicerano-shqiptare.
Një aspekt interesant i ndeshjes ishte përballja historike midis dy vëllezërve Taulant dhe Granit Xhaka të cilët luajtën në anë të kundërta: Taulanti është mbrojtësi i fortë në ekipin shqiptar ndërsa Graniti është mësfushori i talentuar i ekipit zviceran.
KOHA JONË SONDAZH

