Fyle letër Tahirit: Operacionet antidrogë, hapa të lavdërueshëm
“Më lejoni të theksoj rëndësinë e veçantë që ne i japim luftës së orientuar drejt rezultateve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thekson Fyle në mesazhin përcjellë Ministrit Tahiri.
Duke vlerësuar angazhimin personal dhe institucional të Ministrit Tahiri, Komisioneri thekson se operacionet e suksesshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur.
“Operacionet e sukseshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur. Ato duhet të mbështeten me vendosmëri dhe të ndiqen nga veprime të shpejta dhe të duhura nga ana e prokurorisë”,thekson Fyle në letrën drejtuar Ministrit Tahiri.
Z. Fyle siguron se Komisioni Europian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare.
“Komisioni është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare. Por, është e qartë që arritja e rezultateve në këtë fushë varet prej vullnetit politik të autoriteteve, si dhe në vendosmërinë, efikasitetin e veprimit dhe koordinimin e të gjithë trupave ligj-zbatuese në Shqipëri. Në këtë kontekst, angazhimi personal dhe institucional që Ju shprehni është mëse i mirëpritur dhe do të mbetet thelbësor”, e mbyll Komisioneri Fyle letrën, drejtuar Ministrit Tahiri.