Gara për anëtarin e shtatë të Kushtetueses. Mblidhet KED, interviston kandidaten Sonila Bejtja
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sot.
Në rend ditë është intervista për Sonila Bejtja, kandidaten për Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu do të ndërpriten procedurat e vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për Altin Binaj.
NJOFTIM PËR MEDIAN
Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:
Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019
Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese.
Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar
– Altin Binaj
Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:
Sonila Bejtja.
Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:
Sonila Bejtja.
Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.
Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.