Gara për në Gjykatën Kushtetuese, emrat që shkojnë te Presidenti

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) vendosi sot se cilët do të jenë kandidatët që do t’i shkojnë Presidentit të Republikës për të zgjedhur pasuesin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese. Muçi u emërua gjyqtar nga Presidenti, por pak ditë më pas u shkarkua nga Vettingu.

Aktualisht, për të zënë vendin e Muçit, KED ka kualifikuar noteren Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj. Sot KED vendosi skualifikimin e juristëve: Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i riktheu sërish në garë. Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

Sonila Bejtja

Altin Binaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?