Gati drafti i ri. Ulsi Manja: Kodi Penal aktual s’u përgjigjet sfidave të kohës

Prezantohet sot drafti i Kodit të ri Penal.

Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka renditur arsyet pse një kod i ri penal është i nevojshëm, duke nënvizuar faktin që ndryshimet shoqërore kanë nxjerrë në pah forma të reja kriminaliteti që kërkojnë përgjigje të qarta.

“Kodi që kemi në fuqi në momentin e miratimit në ’95 kishte 285 nene, sot mbi 30 ndërhyrje më vonë, ka 327 nene dhe mbi 750 paragrafe, ose 40 nene dhe 200 paragrafe më shumë. Ndryshime që shpesh janë bërë pa koherencë sistemike.
Kodi i ri do të ketë në baze Kushtetutën e vitit 1998.
Zhvillimet kanë sjellë forma të reja kriminaliteti që kërkojnë përgjigje të qarta dhe adekuate penale, dhe reforma e re e drejtësisë ka riformuar sistemin duke bërë të nevojshëm rishikimin e normës materiale penale.
Kodi aktual nuk u përgjigjet me sfidave të kohës dhe paraqet probleme për zbatimin e tij nga gjykatësit dhe prokurorët.
Një ftesë të veçantë dua t’i drejtoj opozitës së vendit tim, të kontribuojë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e konsultimit publik. Në BE shkon Shqipëria jo vetëm qeveria apo një forcë e caktuar politike”, tha Manja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?