Gati SPAK, në 19 dhjetor betohen tek Presidenti 8 prokurorë

SPAK tashmë është gati dhe pritet që të fillojë punë. Në datën 19 dhjetor, në orën 09:30 Presidenti, Ilir Meta do të zhvillojë ceremoninë e betimit të 8 prokurorëve.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)”, njofton zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion do të sjellë edhe shkrirjen e Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, institucione të krijuara në vitin 2004.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në datën 18 dhjetor do të kryhet edhe procedura për kreun e SPAK dhe po në këtë datë këshilli do të votojë dhe për kryetarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre kandidatët janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?