Gaz Bardhi i përgjigjet Alibeajt: Qendrimet e mia janë parimore, jo emocionale

Gazment Bardhi u është përgjigjur deklaratave të Enkelejd Alibeaj.

“Uroj që mos të deformohet ajo që kam thënë. Të dhunosh verbërisht apo të shantazhosh e fyesh deputetë, anëtarë të Kryesisë, pse ata kanë një mendim ndryshe, është sjellje prej një grupi militar dhe jo sjellje demokratike ku secili shprehet i lirë, bazuar në ato që beson. Kam dëgjuar se qëndrimi im ka qenë emocional. Jo nuk ka qenë. Qëndrimet e vërteta nuk kanë asgjë të keqe. Kam pasur qëndrim parimor. Kam dënuar dhunë verbale, kur është përdorur nga grupi i Berishës. Do të dënojë fyerjet dhe shantazhin ndaj gazetarëve edhe kur vijnë nga anëtarë të PD. Nuk mundem të toleroj asnjë dhunë”, tha Bardhi për gazetarët jashtë Parlamentit.

SHKARKO APP