Gaz Bardhi: Vijojmë aksionin në Kuvend, ligjin për komisionet hetimore e çojmë në Kushtetuese
Gaz Bardhi ka dalë në një konfëerencë për mediat, ku ka thënë se aksioni opozitar do të vijojnë për bllokimin e seancave plenare në Kuvend.
“Kuvendi po degradon në një institucion pa rregulla, në një institucion të Edi Ramës. Opozita dëshiron një kuvend tërësisht funksional. Kjo është arsyeja pse protestojmë, një Kuvend ku respektohet për atë që përfaqësojnë deputet e opozitës, ku opozita nuk pengohet të ushtrojë funksionet e saj, në një parlament ku deputetëve nuk u thuhet se 8 deputetë vlejnë me shumë se 50 të tjerë.
Nëse Rama ka marrë vendimin për të asgjësuar shtetin jam sot këtu për t’i kujtuar se do na ketë përballë, kur arroganca e pushtetit shtohet edhe rezistenca e çdo njeriu të lirë duhet të shtohet. Ne nuk bëjmë betejë për veten tonë, bëjmë betejë për qytetarët, parimet”, tha Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

