Gaz lotsjellës dhe shoqërime gjatë protestës në Tiranë, reagon Petrit Vasili

LSI ka reaguar për protestat të cilat po zhvillohen në rrugët e Tiranës, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Nëpërmjet nënkryetarit Petrit Vasili, LSI, ka sulmuar kryeministrin duke shprehur se nuk mund të arrestoj gjithë të rinjtë shqiptarë.

Kujtojmë që pak më parë ka reaguar dhe Partia Demokratike. Sipas saj duhet të ndalet menjëherë dhuna që po ushtrohet kundrejtë të rinjve. Gjithashtu, po sipas PD-së nuk është e lejueshme helmimi që po i bëhet Tiranës nëpërmjet gazit lotsjellës.

Reagim i plotë:

Gomari (Edi Rama) armiku më i madh dhe i vetëm i të rinjve të Shqipërisë! Po pse ky idiot mendon se do arrestojë të gjithë të rinjtë e Shqipërisë. Gomari nuk ja doli t’i largonte të gjithë të rinjtë nga Shqipëria, ndërsa tani kërkon t’i dhunojë me polici. Gomari ja doli ta bëjë rreckë dhe ta poshtërojë policinë duke e urdhëruar të dhunojë te rinjtë.

Policët që kanë fëmijë, vëllezër dhe motra dhe ngrenë dorën mbi të rinjtë ju thaftë dora, por shyqyr janë te njohur dhe do ta marrin ndëshkimin patjetër.

Gomar, je tashme armik i të gjithë të rinjve të Shqipërisë.

SHKARKO APP