Gazeta amerikane ”Wall Street Journal”: Shqipëria, shembull më afganët
Gazeta e njohur amerikane “Wall Street Journal”, i bën jehonë vendimit që mori Shqipëria në muajt e verës për të marrë afganët. Eksperti ushtarak për çështjet e sigurisë, Vance Surchuk i kushton jo pak vëmendje shembullit që solli Shqipëria duke pranuar të strehojë afro 4 mijë prej këtyre qytetarëve.
Në shkrim cilësohet histori shpresëdhënëse faktin që rajoni i Ballkanit Perëndimor, e në mënyrë të veçantë Shqipëria, mori vendimin për t’u shfaqur si një strehë e papritur për ata që ikën nga talebanët.
”Të gjithë këtë e kryesoi Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Edhe para rënies së Kabulit, zoti Rama e mori këtë vendim të jashtëzakonshëm për të ofruar strehim të përkohshëm për afganët e rrezikuar, që nuk kishin ku të shkonin. Në vend që ta fshihnin apo ta nënvlerësonin këtë fluks të huajsh, liderët e Shqipërisë i kanë përqafuar ata me krenari kombëtare. Kur avionët e parë me afganë u ulën në aeroportin e Tiranës këtë verë, kryeministri shqiptar ishte në pistë për t’i përshëndetur ata personalisht. Për refugjatët e traumatizuar që mbërrinin pa para’ në një tokë të huaj, prania e zotit Rama ishte një gjest i jashtëzakonshëm për të treguar se Shqipëria do t’i trajtonte afganët jo si një barrë për t’u duruar, por si mysafirë të nderuar që meritojnë respekt”.
Mbresëlënëse për Surchuk është dhe disporporcioni mes bujarisë që tregoi Shqipëria dhe burimeve të saj të kufizuara. Kryeministri Rama dhe ministrja Olta Xhaçka citohen kur përsërisin se nuk ishte e jashtëzakonshme, por normale ky vendim bazuar në historinë e Shqipërisë.
”Wall Street Journal”, shkruan se është në interesin e Uashingtonit që Shqipëria të mos penalizohet për performancën e saj në këtë krizë, përpara se të shteren kapacitetet e saj bamirëse, ndaj administrata Biden duhet të dërgojë personel amerikan për të përpunuar kërkesat e refugjatëve afganë të evakuuar në Shqipëri.
Eksperti Surchuk kujton se ndërhyrjen në Kosovë kur SHBA i ndihmoi për t’i dhënë fund gjenocidit ndaj sipas saj tani, Ballkani Perëndimor mund t’i kujtojë një Perëndimi të demoralizuar se si duhet të duket një lidership parimor global dhe pse është ende e nevojshme një gjë e tillë.