Gazeta e madhe gjermane jehonë shembjes së Teatrit: Krim moral në Tiranë! Qeveria përdori gjendjen e luftës

Një krim moral në Tiranë
Në një aksion natën që gazeta e lartpërmendur e quan‚ ‘mjegullor‘ u shkatërrua Teatri Kombëtar që në rrënoja mori me vete një pjesë të identitetit kulturor dhe thelloi më shumë konfliktin mes qeverisë dhe opozitës.

Pa lajmërim të dielën herët fadroma (? ai sendi që thyn mure) i dërguar goditi me gjithë forcën fasadën e godinës së Teatrit. Kulla mbi hyrjen në godinë u rrezua në mënyrë marramendëse. Me këtë vendim/ aksion pa kthim qeveria injoroi protestën mbi 2-vjeçare nga ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit‘ dhe injoroi protestën popullore.

Pasi javën e kaluar këshilli bashkiak vendosi rrënimin e Teatrit, pati një reagim të shpejtë nga komisionerja e BE, znj. Mariya Gabriel, e cila i bëri thirrje qeverisë të mos marrë „….vendime të pa kthysehme, por të vazhdojë dialogun …“

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrata me korrupsionin

Swiss Digital Mobile Reklama

Para disa muajsh qeveria donte që zonën mbi 8000 m2 t‘ia dhuronte një firme, e cila me shpenzimet e veta do bënte në një siperfaqe më të vogël se ç’kishte teatri nje më të vogël dhe pjesën tjetër ta shfrytëzonte për interesa vetjake.
Por këtij Deal-i i erdhi era korrupsion dhe protesta e mbrojtësve të teatrit bëri të mundur që ky deal/ plan të zhbëhet. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, pranoi që ky plan nuk ishte në rregull dhe premtoi që do ta merrte mbi vete (bashkinë) shumën kreditore rreth 30 milionë për finalizimin e një projekti të ri e prestigjoz.
Por kundeshtarët e planit qeveritar ishin për kthimin në muze të Teatrit të vjetër. Dita e shkatërrimit të Teatrit shkaktoi protesta të ashpra kundër policisë ku pasuan dhe arrestime të shumta.
Në protestë morën pjesë dhe deputetë të opozitës. Si reaksion i këtij akti përfaqësuesit e opozitës Meta dhe Kryemadhi paralajmëruan protesta të ashpra në vazhdim.
Edi Rama e quajti mbështjetjen e protestuesve nga opozita në këtë kohë lufte “të papërgjegjshme“
Duket se qeveria e përdori gjendjen e luftës, si adapte për finalizimin e këtij projekti.

Por cili është roli i vërtetë i opozitës në këtë çështje?

Opozita pasi bojkotoi parlamentin në 2018 dhe e ktheu parlamentin në një të tillë pa vendimmarrje e ka politizuar këtë protestë për qellime të veta.
Duket qartË që ky konflikt i dergoi ‘ujë’ burimit të opozitës që ka kohë që dëshiron dhe mundohet të shkaktojë krizë qeveritare.

Kundër diktaturês!!

As planet mbresëlënëse të arkitektit danez, Bjarne Ingels, nuk e qetësojnë zemërimin e turmës që këtë aksion qeveritar e titullojnë “instalim diktature” në Shqipëri dhe Teatrin Kombëtar e kthyen në një simbol qëndrese ndaj dhe kundër qeverisë.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj është i gatshëm “t‘ju zgjasë dorën zemrave të thyera“ zoti Kastriot Çipi, regjisor dhe anëtar i Aleancës per Mbrojtje të Teatrit në intervistën e tij ndaj gazetës FAZ u shpreh se „…prej tani protesta nuk do të jetë më për teatrin kombëtar por kundër diktaturës.

Burimi: http://Frankfurter Allgemeine Zeitung

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?