Gazeta e kryeministrit, “Tema”, shkruan se Alfred Lela nuk u dhunua!

“Reporterët pa Kufij” dhe thuajse gjithë organizatat ndërkombëtare të mediave kanë dënuar dhunën ndaj gazetarit Alfred Lela, gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Por nuk mendon kështu gazeta “TemA” e botuesit Mero Baze, e cila njihet si gazetë e kryeministrit Rama. Në qëndrimin e saj për dhunën ndaj Alfred Lelës, gazeta merr detyrën e zërit zyrar të qeverisë dhe shkruan, njëlloj siç deklaroi dje Edi Rama, se Alfred Lela nuk u dhunua. Sipas gazetës se Mero Bazës, Alfred Lela ishte me pantallona të shkurtra dhe  kishte dalë me biçikletë, “fakte” këto që sipas gazetës nuk e bëjnë atë gazetar në momentin e dhunës!!

Më poshtë shkrimi i gazetës qeveritare “Tema” kundër një kolegu gazetar të dhunuar nga qeveria.

Ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar, Alfred Lela ka qenë një ndër të shoqëruarit në polici. Që prej asaj dite, Lela ka bërë disa shkrime e reagime, ka dhënë dhjetëra intervista, ndërsa ka pasur edhe dhjetëra reagime të tjera për të. Kuptohet, ndalimi i një gazetari dhe aq më tepër dhunimi i tij, është një akt i dënueshëm. Por, siç e ka thënë edhe vetë Lela, ai në protest nuk ishte si gazetar.
Nuk po raportonte për shëmbjen e Teatrit. Ai kishte rrëmbyer biçikletën dhe kishte dalë me të shkurtra (madje kishte edhe geta poshtë tyre, si çiklist), për të parë si po shëmbej Teatri.
Në një moment që disa police femra kanë ndaluar ish-deputeten e LSI, Silva Caka, Alfred Lela iu është lëshuar atyre, duke i kapur për dore dhe duke u përpjekur që t’ua heqë nga dora Cakën. Në çdo vend të botës, kushdo që prek me dorë policin, arrestohet. Kjo ndodhi edhe me Lelën, që e shoqëruan në rajon si një person civil, jo si gazetar, që kundërshtoi dhe pengoi policinë për të bërë detyrën e saj.
Asnjë gjë më shumë nuk ndodhi….

I shtrirë përtokë dhe dhunuar nga policët, lihet i lirë gazetari  Lela: Kam goditje të forta në kokë

SHKARKO APP