Gazeta kryesore e botës, “New York Times” shkruan për protestën e opozitës

Nga New York Times 
Tiranë, Shqipëri. Mijëra protestues, mbështes të opozitës rrethuan parlamentin të martën, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, pasi akuzuan kabinetin qeveritar për korrupsion dhe lidhje kriminale.

Megjithëse pati disa raste ku u hodhën flakadanë dhe u dogjën goma makinash, protesta u mbyll në mënyrë paqësore. Ndërtesa e parlamentit në kryeqytetin e Tiranës ishte rrethuar nga qindra policë dhe tela me gjemba.
Ligjbërësit e opozitës të djathtë të Partisë Demokratike kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre dhe opozita ka premtuar të mbajë tubime sa herë të mblidhet parlamenti.

“Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ta hapin derën drejt Europës”, tha Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër kandidatë të rinj nga opozita u betuan po këtë të martë si deputetë të rinj në Parlamet. Kryeministri Edi Rama bëri thirrje opozitës thirrje për dialog, por deklaroi se “ata nuk e negociojnë demokracinë, parlamentarizmin dhe mandatin e marrë nga shumica e qytetarëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita nuk ka marrë parasysh thirrjet nga Bashkimi Evropian dhe ndërkombëtarët për të hyrë në bisedime me rivalët politikë. Socialistët kanë 74 deputetë në parlamentin me 140 vende. Tubimet e fundit nga mbështetësit e opozitës janë kthyer në dhunë me policinë që u kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës.

Shqipëria shpreson, që në qershor, të hapë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?