Gazeta më e madhe në botë, New York Times shkruan për ligjin e Ramës kundër medias

Ja çfarë shkruan gazeta e madhe amerikane, New York Times:

Ditën e djeshme, Parlameti në Shqipëri miratoi një “paketë antishpifje” autorizon gjoba të rënda për median online dhe u jep fuqi shtesë rregullatorëve të qeverisë për mediat, edhe pse gazetarët dolën protestë dhe pavarësisht paralajmërimeve nga organizatat ndërkombëtare.

Pesëmbëdhjetë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile i kishin kërkuar Parlamentit shqiptar të hedhë poshtë projektligjin e mbështetur nga qeveria, duke thënë se “ai kërcënon lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend, dhe bien në kundërshtim me parimet ndërkombëtare”.

Kryeministri Edi Rama tha se dy ligjet e reja, që synojnë të luftojnë lajmet e rreme, ishin plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ne synojmë vendosjen e standardeve në mënyrë që të drejtat e njeriut të respektohen,” tha Rama, duke shtuar se qeveria ka punuar ngushtë me OSBE-në në hartimin e masave.

Harlem Desir, përfaqësuesi i lirisë së mediave të OSBE-së, tha se ka ende punë për të bërë për të ulur masën e gjobave për botimin e lajmeve të rreme. Ligji i miratuar lejon gjoba deri në 16 mijë euro (17.900 dollarë.)

Desir tha që zyra e tij do ta “monitorojë nga afër zbatimin e ligjit, i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”.

Komisionerja i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatovic dhe ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë gjithashtu u kërkuan deputetëve shqiptarë të ndryshojnë ligjin për të ndjekur standardet europiane.

Për shkak të presionit, qeveria ndryshoi disa dispozita që ishin në draftin origjinal, përfshirë ato që kërkojnë regjistrimin e mediave online.

Mediat post-komuniste në Shqipërisë janë përdorur ose shfrytëzuar nga partia politike në pushtet.

Përktheu: Lindita Kokoli, Koha Jonë

 

Burimi: https://www.nytimes.com/aponline/2019/12/18/world/europe/ap-eu-albania-media.html

SHKARKO APP