Gazeta spanjolle “El Pais”: Ku po shkojmë, 1/4 e meshkujve 18-26 vjeç duan autoritarizmin para demokracisë!

Një studim i gazetës spanjolle El País sugjeron se një e katërta e meshkujve spanjollë të moshës 18 deri në 26 vjeç, e ashtuquajtura gjenerata Z, beson se në disa rrethana autoritarizmi mund të jetë më i preferuar se demokracia. Të njëjtin mendim ndajnë rreth 10% e grupmoshës mbi 59 vjeç. Shifrat janë edhe më të ulëta mes votueseve femra.

“Ky hendek i madh gjinor tek grupmosha nën 30 vjeç është i përhapur në të gjitha vendet”, thotë profesori Ansell.

Fitorja e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë ose AfD, në zgjedhjet e Turingisë në fillim të këtij muaji u ndikua pjesërisht nga rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në votime.

Zëri i Amerikës bisedoi me Ben Ansell, profesor në Universitetin e Oksfordit i cili drejton podkastin “Çfarë Problemesh ka Demokracia”.

“Më shumë se një e treta e të rinjve, pothuajse 40% e 18-29-vjeçarëve, votojnë për AfD-në, shkruan ndër të tjera Zëri i Amerikës.

SHKARKO APP