Gazetari Muhamed Veliu dhe profesionalizmi i Top Channel

Nga mediat shqiptare vetëm Top Channel ka nisur gazetarin Muhamed Veliu dhe një operator televizioni në Ukrainë dhe në kufirin Rusi-Ukrainë. Duke pasqyruar live direkt nga zonat e luftës gazetari Met Veliu tregon se është edhe një gazetar lufte dhe profesionist.

Kjo mbetet meritë e drejtuesve të këtij televizioni që e ndjek lajmin edhe në zonat e luftës për t’ua dhënë live shikuesve të tij.

Kronika e Top Channel sonte tregoi se ku transmetonte gazetari Veliu, pra nga fshati Loskutivka në Lindje të Ukrainës, i cili që prej vitit 2014 është territor i pushtuar nga Rusia. Në kronikën e tij gazetari i Top Channel sqaron se “në hyrje të fshatit duhet të vendosim helmetën dhe jelekun antiplumb. Kemi hyrë në zonën ku lufta prej 8 vitesh është ulur këmbëkryq dhe mund të avancojë nga Rusia në përmasa të paimagjinueshme. Për ushtarakët ukrainas vigjilenca është maksimale çdo minutë. Na këshillojnë se ku mund të qëndrojmë për mos t’u bërë objekt shënjestre e snajperëve rus”- transmetoi nga Ukraina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetaria është profesion i bukur, por i vështirë për ata që duan të jenë gazetarë, e sidomos gazetar terreni e aq me tepër në zona lufte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?