Gazetarja Desada Metaj ironizon Vllahutin
Gazetarja Desada Metaj, kryeredaktore e emisionin “Opinion”, ka ironizuar arrestimin e Kastriot Myftarajt me një postimi në facebook. Myftaraj u arrestua për thirrje kundër ambasadores. Metaj nuk e përmend rastin, por referimi nuk lë vend për dyshime. Ajo ka postuar një foto të ambasadores Vlahutin, që futet me një fustan elegant e me këpucë me taka të larta në një fushë futbolli ku po luajnë disa qeveritarë. “Shyqyr që nuk të kap ligji kur e tepron së qenuri “serioze” deri në maksimum si diplomate dhe dashnore e vetting-ut” shkruan Metaj.