Gazmend Bardhi në Vlorë: Edi Rama dhe trafikantët e drogës kanë keq-shfrytëzuar zonën, së shpejti vjen ndryshimi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” ka lajmëruar se ka zhvilluar një takim me demokratët e Vlorës, Sarandës dhe të Delvinës.

Bardhi tha se Edi Rama dhe trafikantë të ndryshëm të drogës fatkeqësisht kanë shfrytëzuar këtë zonë, ndërsa paralajmëroi ndryshimin e madh për këtë krahinë.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Nga turi kombëtar me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, takimet në qarkun e Vlorës duhet t’i veçoj si mbresëlënëse. Në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë i gjeta demokratët të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit.

Nga bashkëbisedimi i hapur kuptova se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe!

SHKARKO APP