Gazment Bardhi i bashkohet thirrjeve për protestë më 20 shkurt! Publikon sloganin: O sot o kurrë!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në protestën kombëtare të 20 shkurtit.

Bardhi ka publikuar në facebook, posterin e protestës. Në poster bëhet thirrje për pjesëmarrje në orën 17:30 në protestën që do mbahet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Motoja e protestës do të jetë ‘O sot, o kurrë’. Ajo zhvillohet në kuadër të fushatës: Opozita në aksion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, Bardhi dhe grupi i deputetëve u rikthyen në selinë e PD, ku morën pjesë në mbledhjen e grupit dhe atë të Këshillit Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?